Afrona Dika flet me fëmijët e “Pitet Pan” për ndarjen nga Blero
Afrona Dika zbuloi për herë të parë në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan se pas ndarjes me ish-bashkëshortin Blero, tashmë është në një tjetër lidhje me një zviceran, në shtetin ku ajo jeton.
Afrona u pyet nga Alketa përse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen, kur në fakt kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre dhe kanë kujtime së bashku.
“E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë.