Aguilera shqetësohet për reagimin e fëmijëve kur të rriten

Këngëtarja Christina Aguliera ka pranuar gjatë një interviste se është e shqetësuar rreth faktit se çfarë do të mendojnë fëmijët e saj kur të rriten, në momentin që do të shohin klipin e këngës së saj “Dirty” të realizuar në vitin 2002.

Megjithatë ajo tha se në videot e saj është përpjekur të japë gjithnjë një mesazh. Aguilera shpjegoi më tej se nuk pendohet sa i përket mënyrës sesi e shpreh feminilitetin. Ajo theksoi se vajza e saj mund të zgjedhë një mënyrë tjetër për ta shprehur veten kur të rritet.

“Ajo çfarë mund të jetë korrekte për mua, mund të mos jetë për vajzën time. Por ajo është mënyra sesi unë ndihem e fuqizuar dhe e fortë në trupin tim.

Pikërisht në këtë mënyrë ndihesha kur isha 21 vjeç”-është shprehur këngëtarja.

Share With:
Translate »
693 Views