Ah, sikur të kishim edhe ne, sistemin arsimor si në Finlandë!

Nuk është i nevojshëm asnjë test i standartizuar, nuk të ndihmojnë shkollat private, arsimimi i mirë është atëherë  kur nuk ke presion dhe stres. Të gjitha këto i plotëson vetëm sistemi arsimor i Finlandës, ai renditet i pari  në botë. Po Amerika pse nuk do ta kopjojë?

Njerëzit janë të prirur drejt arsimit të fëmijëve në shkollat më të mira amerikane.

Por në fakt sistemi arsimor amerikan, kërkon një rishikim tërësor, nga klasa e parë deri në doktoraturë.

Ekspertët tregojnë se modeli amerikan i arsimit, është shumë i lodhshëm. Ata ecin me idenë: Puno shumë! Studio shumë! Jeto më pak! Sepse këtë gjë e vërtetojnë faktet dhe argumentet, që nuk të lënë të gënjesh.

 

Finlanda është përgjigjja, shteti i cili ka sistemin arsimor më të mirë.  Sepse është një ndër vendet me reforma intelektuale, dhe sistemi arsimor i tyre ka kaluar një revolucion, duke e thjeshtëzuar, krahasuar me më parë, dhe kështu diferencohet me të tjera sisteme të shteteve të ndryshme.

 

Finlanda ka ambientin e ngrohtë të mësimdhënies, ka barazi dhe përsosmëri.

Dritare.net sot në këtë artikull, sjell 10  arsye që tregojnë që sistemi arsimor i Finlandës po dominon Amerikën dhe mbarë botën.

Pa teste të standardizuara

Shumica e sistemeve arsimore besojnë te testet e standardizuara, dhe vazhdojnë të veprojnë në bazë të tyre, sepse mendojnë që vetëm përmes tyre, del një nxënës apo student i shkëlqyer nga shkolla.

Finlanda nuk i ka këto teste të standartizuara. Ky lloj testi në Finlandë është zëvendësuar me Provimin Kombëtar të Maturës, provim i cili realizohet nga testi që kalojnë nxënësit në fund të  shkollës së mesme, për të filluar të lartën.

 

 Llogaridhënia  e mësueseve, nuk kërkohet

Pjesa më e madhe e fajit, në të gjitha llojet e shkollave, shkon për mësuesit ndonjëherë.

Në Finlandë nuk ndodh diçka e tillë, sepse mësuesit kanë kaluar disa nivele pranimi, dhe ata kanë kualifikim të lartë.

 

Drejtori i Ministrisë së Arsimit, Sahlberg, në Finlandë ka thënë se nuk ka një fjalë për llogaridhënien në finlandisht.

Edhe nëse ndodh të ketë një mësues, në këtë sistem arsimor, që nuk e bën punën që i takon, me të merret përgjegjësi i institucionit.

Bashkëpunimi nuk është konkurrencë

Ndërkohë që shumica e amerikanëve apo dhe vendeve të tjera e shohin sistemin arsimor si fushë beteje, dhe se vetëm një fitues do të dalë, finlandezët e shohin ndryshe.

Sahlberg citon një rresht nga një shkrimtar i quajtur Samuli Paronen i cili thotë se: “Fituesit e vërtetë nuk konkurrojnë.”

 

Në sistemin arsimor finlandez nuk ka mjedise konkurruese, sepse për to bashkëpunimi është norma.

Rregullat bazike janë prioritet

Edhe sistemi arsimor në Finlandë disa vjet më parë kishte nevojë për reforma serioze, sepse harrohej që ambienti në shkollë duhej të ishte harmonik dhe i shëndetshëm për nxënësit. Ky ndryshim atje ka bërë që Finlanda të renditet e para.

 

Që në vitin 1980, mësimdhënësit finlandezë janë të fokusuar në prioritetin e tyre, rregullat:

Arsimi duhet të jetë një instrument për të balancuar pabarazinë sociale.

Të gjithë studentët marrin ushqim falas.

Lehtësia e qasjes në kujdesin shëndetësor.

Këshillim psikologjik.

Udhëzime të individualizuara.

Fillimi me individin në një mjedis kolektiv të barazisë është mënyra e Finlandës.

 

 Nisja e shkollës në një moshë më të madhe

Në Finlandë nxënësit e fillojnë shkollën kur janë shtatë vjeç, detaj i vogël ky, por ndikues në formimin e tyre. Kanë mundësinë që të shijojnë fëmijërinë e tyre deri në moshën shtatë vjeçare, pa marrë përgjegjësi në këto momente, kaq delikate për to. Atje është i lejuesheëm ky lloj rregulli, për vetë faktin se, një fëmijë duhet lejuar të jetë fëmijë.

LEXO DHE :  Bojkoton sërish Kuvendin, ja ku do të mblidhet opozita të enjten!

Finlanda ndryshe nga çdo shtet tjetër ka sistemin arsimor të detyrueshëm deri në klasën e nëntë, pastaj pas përfundimit të saj është fakultative fillimi i  një shkolle të mesme.

Janë reforma arsimore të zbatuara  që kanë sjell vërtet arsimin ideal në Finlandë, duke mos e bërë fëmijën të ndihet si në burg, të mos shkojë në shkollë i detyruar, por nëse e ndjen është i lirë të shkojë. Dhe kjo është mënyra më e mirë  që ata të dalin në jetë të përgatitur.

 

Ofrimi i opsioneve profesionale për një diplomë tradicionale kolegji

Sistemi arsimor amerikan ka shumë kohë që nuk ndryshohet, fëmijët e brezit të sotëm nuk mund të mësojnë me metodat që ka studiuar një fëmijë i brezit para  6 ose 7 vjetëve.

Finlanda e ka gjetur zgjidhjen, duke ofruar mundësi të njëjta për nxënësit. Nuk është shumë e theksuar ndarja e kategorive për sa i përket profilit të shkollave, profesionale apo të përgjithshme. Sepse që të dyja janë të afta për të përmbushur kriteret profesionale, në karrierë.

 Finlandezët zgjohen më vonë për në shkollë

Zgjimi i hershëm, kapja e autobusit  apo udhëtimi, është e lodhshme dhe acaruese për studentët.

Nxënësit në Finlandë zakonisht fillojnë shkollën diku nga ora 9:00 – 9:45. Hulumtimet kanë treguar se kohët e hershme të fillimit janë të dëmshme për mirëqenien, shëndetin dhe maturimin e nxënësve. Shkollat finlandeze e nisin ditën më vonë dhe zakonisht mbarojnë në ora 2:00 – 2:45. Gjithashtu kanë dhe shumë ndërprerje  gjatë mësimit. Sistemi arsimor atje nuk synon të lodhë nxënësit duke mbajtur mend informacione të panevojshme, por për t’i dhënë atij edukatën dhe rregullat bazë që duhet të dijë.

 Udhëzime të njëjta nga mësuesit e njëjtë

Shpesh herë në Finlandë një mësues, mëson të njëjtët nxënës nga klasa e parë deri në të gjashtën. Gjatë kësaj kohe relativisht të gjatë, mësuesi përveçse mëson sipas planit mësimor të lëndëve, afrohet shumë me nxënësit duke marrë rolin e një anëtari  të familjes për to. Gjatë atyre viteve, besimi i ndërsjellë dhe lidhja mes tyre,  ndërtohen në mënyrë që të dyja palët të njohin dhe të respektojnë njëri-tjetrin.

 Atmosferë  më e relaksuar

Finlanda është e vetmja e cila ka një prirje të drejtë në arsim. Më pak stres, disiplinë dhe shumë kujdes.

Brenda orarit mësimor përfshihen 2 orë janë vetëm pushim, ku nxënësit  kanë  mundësinë të dalin, të marrin ajër, të hanë  diçka, dhe të çlodhen.

 Më pak punë

Sipas OECD, studentët në Finlandë kanë më pak punë për detyrat e shtëpisë, ata mësojnë në shtëpi vetëm 30 minuta, jo më tepër. Studentët finlandezë po marrin gjithçka që ju duhet për të bërë pa u shqetësuar, pa presion dhe arrijnë rezultate të mira.

Pa pasur nevojë të shqetësohen për notat në shkollë, ata janë në gjendje të përqendrohen në detyrën e vërtetë, pra së pari të rriten si qenie njerëzore. dritare

Share With:
Translate »
1238 Views