“Ai më tha që i do të dyja”-Bora Zemani tregon si u ndje perballë rrëfimit të pazakontë
Moderatorja e “Kënga Magjike” Bora Zemani shpesh ndan momente apo çaste të veçanta që kalon me djalin e saj të vogël në rrjetet sociale, duke e kthyer keshtu publikun që e ndjek ne fansa dhe të Arborit.
E pyetur pikërisht për këtë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, ajo ka thënë se është një person që momentet të cilët e bëjnë të lumtur do ti ndajë me të gjithë e prandaj poston video apo foto të saj bashkë me djalin. E megjithatë kohët e fundit ajo ka bërë një hap prapa duke mos e shfaqur më aq shumë, sepse nuk po i pëlqente që ai njihej në rrugë nga të gjithë dhe nuk e kuptonte kur të tjerët e thërrisnin në emër.

Gjithashtu Bora ka treguar edhe që djali i saj ka filluar të ketë dhe ato pëlqimet e para në kopësht, madje zbuloi se Arbori i pëlqen shumë vajzat. Aq shumë i ka xhan sa herën e fundit kur Bora e kishte pyetur se kë pëlqente tek kopështi dhe kë kishte puthur, i kishte thën dy emra dhe që i donte të dyja. Moderatorja kishte këmbëngulur që ai duhet të zgjidhte një, dhe ai i habitur e kishte pyetur pse, duke e kthyer këtë situatë në një nga ato moment kur fëmijet bëjnë pyetje që nuk di ti kthesh përgjigje.
Në fund ajo ka thënë dhe se ai është shumë protektiv ndaj saj dhe mërzitet sa herë dikush do ta largojë. Nga ana tjetër dhe ajo beson se do të bëjë të njejtën gjë kur ai të rritet, do ta mbrojë si të mundet, fundja si çdo mama bën për pikën e saj të dobët, të birin.
