Ajka u bë gati për premierën e ‘Falco’ dhe look-u i saj na ngrohu zemrat

Ditën e sotme aktori i njohur Bes Kallaku feston ditëlindjen.

Ai mbush 34 vjeç dhe në një ditë si kjo nuk mund të mungonte një surprizë nga Xhensila.

Pasi ora ka kaluar 00:00, këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto ku zbulon tortën që ka zgjedhur për këtë ditëlindje të bashkëshortit.

Torta simbolizon filmin e ri të Besit “Falco” dhe në të shkruhet: “Edhe 100 baba”.

Me këtë dedikim Xhensila shpreh edhe urimin e vogëlushes së tyre Ajka, e cila erdhi në jetë në korrik të vitit që lamë pas.

Por suprizat nuk mbarojnë me kaq. Vajzat e shtëpisë po e përkëdhelin pafund babin dhe mesa duket, për ta mbështëtur në premierën e filmit ‘Falco’ që do të mbahet sonte, ato kanë stampuar edhe bluza që i urojnë suksese. Mezi po presim ta shohim Ajkën duke parakaluar në tapetin e kuq. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
769 Views