Ajo është modelja më e famshme, por mësimet e ‘make up’-it i merr nga vajza 16-vjeçare
Modelja e njohur Kate Moss ka punuar me emrat më të njohur të modës dhe artistët më të mirë të grimit dhe të flokëve. Megjithatë duket se shumë gjëra në lidhje me ‘make up’-in ajo i ka mësuar nga vajza e saj 16-vjeçare. “Ajo më mëson çdo gjë. Lila dhe shoqet e saj ndjekin të gjithë blogjet e bukurisë dhe llogari të ndryshme në ‘Instagram’. Më thotë shpesh ‘mami duhet ta provosh këtë gjë’”, – ka thënë Kate.

LONDON, ENGLAND – SEPTEMBER 21: Kate Moss attends the Burberry Womenswear Spring/Summer 2016 show during London Fashion Week at Kensington Gardens on September 21, 2015 in London, England. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images for Burberry)
Modelja ka treguar se për vajzën e saj është e vështirë të shkëputet nga kjo gjë, duke qenë se faktori ‘Kardashian’ sipas saj është shumë ndikues. Megjithatë Kate ka rrëfyer se ajo nuk është shumë e fiksuar me veten dhe vajza e saj e di shumë mirë këtë dhe ndoshta mund të mësojë diçka edhe nga nëna e saj.
