Ajola tregon format pas lindjes dje duket WOW

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa është shfaqur për herë të parë në publik pas lindjes së djalit.

Edhe pse kryebashkiakun e kemi parë shpesh herë në krye të detyrës, kjo është hera e parë që Ajola u fotografua pasi u bë nënë.

Bashkë me Erion Veliajn për dore, Ajola shkoi në festën e pagëzimit të vajzës së deputetit Taulant Balla.

E veshur me një fustan bojëqielli, Ajola dukej rrëzëllitëse edhe pse kanë kaluar pak ditë nga ardhja në jetë e vogëlushit Kajan.

Ajo i qëndronte pranë Veliajt, i cili ishte zgjedhur kumbar për pagëzimin e vogëlushes së Ballës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bekuan me një vogëlush dy javë më parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Kajan.

Ata nuk e kanë fshehur në publik entuziazmin e të qënit prindër për herë të parë, me deklarata emocionuese në rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
888 Views