Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj shkëlqejnë në dasmën e Sarës dhe Ledionit

I pranishëm si i ftuar në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, kryetarit të Bashkisë së Tiranës kësaj radhe ia kishte “zënë” vendin Lori Hoxha. Jemi mësuar të shikojmë sesi kryebashkiaku celebron çifte të ndryshme, por në dasmën e Sarës dhe Ledionit, ishe Lori ajo që i shpalli burrë dhe grua përgjithmonë. Gjithsesi, kryebashkiaku Veliaj ka shijuar ceremoninë e celebrimit dhe festën në mbrëmje në shoqërinë e bashkëshortes, Ajola Xoxa. Ajola edhe pse në muajin e fundit të shtatzënisë, sërish ka qenë prezente në ditën më të rëndësishme për çiftin e famshëm. E veshur me një fustan të zi, Ajola kishte marrë nurin që ka çdo grua kur është në pritje të ëmbël.

Elegante si gjithmonë, me flokët topuz, Ajola duket mjaft në formë në këto ditë të fundit të shtatzënisë. Së shpejti ajo dhe Veliaj do të bëhen prindër të një djali. Kryebashkiaku Veliaj duket mjaft i lumtur teksa prek barkun e së shoqes.

Mirëpo nga kjo foto kaq e bukur e çiftit, zhvendosemi paksa tek batuta që Ermali ka bërë gjatë mbrëmjes me Veliajn. Siç dihet Ermali, kudo ku ndodhet nuk mund të mos bëjë humor. Duke qenë se dasma është zhvilluar në liqenin Como të Italisë, ai e ka ngacmuar paksa Veliajn duke i thënë “Tani Como do të bëhet si Tirana”. Ermali nuk i kursen askund batutat.

Share With:
Translate »
1832 Views