Aksident i rëndë në Gjirokastër, makina përplas një 12-vjeçar. Ndërron jetë në vend

Një 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, ku i mituri, i cili po lëvizte në këmbë, u përplas nga një automjet tip “Benz” me drejtues E. D., 24 vjeç, polic në Gjirokastër.

Goditja rezultoi fatale për të miturin, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa Policia ka nisur hetimet.

“Gjirokastër- Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës”, njofton Policia.

Share With:
Translate »
145 Views