Aksident në Shkodër, makina fluturon në ajër nënën me dy fëmijë tek vijat e bardha
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në sheshin pranë Radio Shkodra, ku siç edhe duket nga pamjet një makinë ka përplasur një nënë bashkë me dy fëmijët e saj. Fakti është se ato po kalonin në vijat e bardha, por drejtuesi i mjetit nuk i ka vënë re fare dhe i ka marrë përpara. Raportohet se nëna është plagosur, ndërsa dy fëmijët kanë marrë dëmtime të lehta.