Aksident në Don Bosko/ Makina përplas një 4-vjeçar!

Një fëmijë ka mbetur i plagosur pas një aksidenti në zonën e “Don Boskos”. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, ku mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S, 4 vjec. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
321 Views