Aksident në Fier/ Humb jetën gruaja shtatzënë, mes të plagosurve ka fëmijë
Një aksident është shënuar në qafën e Koshovicës në aksin Fier-Levan.
Nga informacionet e para mësohet se dy automjete, një audi dhe një benz, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Flitet për një grua shtatzënë të moshës, rreth 30 vjeç e cila ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur mes tyre dy fëmijë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.
Dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip Audi