Aksident tragjik, varka e drejtuar nga nëna vret 6 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arizona ku një nënë ka vrarë me varkë vajzën e saj 6-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Arizona ku vogë lushja ishte futur dhe po notonte në ujërat e liqenit ndërsa varka me 12 persona mes të cilëve edhe nëna e saj sa u nis të lundronte në ujë.

Nëna e vajzës e vuri varkën në lëvizje për të tërhequr burrin e saj ëakeboarding, kur u përplas me vajzën e saj, e cila po notonte para varkës. Vajza “u godit nga anija që ra mbi të dhe pësoi një dëmtim të rëndë nga helika në këmbë”, kanë thënë autoritetet.

Policia tha se babai ishte në liqen kur vuri re “diçka në ujë”.

“Ai dhe nëna e kuptuan shpejt se vajza e tyre ishte në ujë dhe kishte pësuar një amputim të këmbës nga helika e varkës”, tha departamenti në një deklaratë.

Prindërit e vajzës dhe miqtë e tyre nuk gjetën sinjal në celularët e tyre për të kërkuar ndihmë dhe u ndihmuan nga pronarë të tjerë të skafeve për ta nxjerrë fëmijën në breg. Vajza më pas u dërgua në një spital aty pranë ku u shpall e vdekur.

Ndonëse ngjarja është ende nën hetim, policia beson se ishte një “aksident tragjik”.

Share With:
Translate »
168 Views