Aksident tragjik në Divjakë, traktori shtyp 12-vjeçarin

Një fëmijë 12-vjeçar është aksidentuar për vdekje pasditen e sotme në fshatin Këmishtaj të Divjakës. Sipas informacioneve të para 12-vjeçari është shtypur nga një traktor i cili drejtohej nga Ervis Hallkanjari. Pas aksidentit fëmija është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Por pavarësisht përpjekjeve, 12-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë. Drejtuesi i mjetit Ervis Hallkanjari është ndaluar nga policia.

Share With:
Translate »
975 Views