Aksidentohet bashkë me fëmijët Kristian Boçi, dërgohen me urgjencë në spital

Biznesmeni i njohur Kristian Boci, së bashku me dy fëmijët e tij janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident. Policia njoftoi sot se rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident.

Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.

Boçi dhe dy fëmijët e tij janë dërguar me urgjencë me autoambulancën e Lushnjës mëngjesin e sotëm. Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.

Sipas Policisë, Boçi teksa ishte duke udhëtuar me fëmijët e tij në aksin Lushnjë-Tiranë, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë përfundoi anash rrugës.

 

Share With:
Translate »
43 Views