Aktorët e famshëm zbulojnë sfidën më të madhe si prindër të rinj
Ata lajmëruan ardhjen në jetë të binjakëve të tyre përmes një nëne surrogate në maj të këtij viti. Ylli i serialit “Hollyoaks” Kieron Richardson dhe bashkëshorti i tij, Carl Hyland, prezantuan bebushat e tyre të adhurueshëm në një atmosferë festive për kopertinën e revistës “OK!”. Ata janë shprehur në revistë për sfidat e të krijuarit të një familjeje. Kieron dhe Carl zbuluan se një ndër sfidat kryesore ka qenë pikërisht ajo ndaj shoqërisë, e cila e ka të vështirë ta pranojë martesën e tyre, e megjithatë çiftin duket se nuk e shqetëson kjo gjë. “Bota po ndryshon dhe kjo do të jetë e ardhmja e shoqërisë, thjesht disa persona kanë mbetur shumë mbrapa me mendime.”- është shprehur Carl. Çifti duken më të lumtur se kurrë me ardhjen në jetë të binjakëve të tyre, vajzës Phoebe dhe djalit Chase. /Kids’Time/
