Aktori amerikan tregon radhët e gjata të makinave me gra e fëmijë ukrainas përgjatë kufirit polak

Aktori amerikan Sean Penn ka zbuluar se ndërsa po filmon një dokumentar mbi pushtimin rus të Ukrainës ka ecur për kilometra deri në kufirin polak.

Aktori, 61 vjeç, tha se ai dhe ekipi i tij i filmit vendosën të linin makinën e tyre dhe të ecnin në këmbë pasi panë radhë të gjata makinash me të cilat mijëra banorë ukrainas, shumica gra e fëmijë largoheshin për të shpëtuar jetën.

“Unë dhe dy kolegë ecëm me kilometra deri në kufirin polak pasi lamë makinën në anë të rrugës. Pothuajse në të gjitha makinat në këtë foto ka vetëm gra dhe fëmijë, shumica nuk duket të kenë bagazhe, dhe një makinë është e vetmja pronë e tyre me vlerë.” shkruan Penn në Twitter.

Share With:
Translate »
173 Views