Aktori i famѕhëm bëhet baba për herë të рarë në moѕhën 52-vjeçare: Ëndrrat bëhen realitet

Shemar Moore është bërë baba në moshën 52-vjeçare. Aktori zbuloi të mërkurën se e dashura e tij Jesiree Dizon, solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

“Jam zyrtarisht baba”, shkroi ai në Instagram. “Ëndrrat bëhen realitet!!”

Partnerja e tij ka mirëpritur në jetë vajzën, emri i së cilës nuk është zbuluar ende.

Aktori njoftoi në fillim të janarit se do të bëhej baba për herë të parë.

Ai publikoi një video në rrjetet sociale, ku zbuloi gjininë e foshnjës. Nga një helikopter në ajër u lëshua tym rozë, që tregonte se çifti do bëheshin me vajzë.

Aktorja 39-vjeçare tashmë është nënë e një djali dhe një vajze nga lidhjet e mëparshme.

Share With:
Translate »
91 Views