Aktori i famshëm i jep fund jetës dhe lë një shënim për djalin 3-vjeçar
Një aktor 37-vjeçar nga Bollywood-i është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme.
Kushal Punjabi, 37 vjeç, i dha fund jetës në apartamentin e tij në Mumbai mbrëmë.
Menjëherë pasi u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Pali Hill, miqtë e yllit të Bollywood-it thanë se ai vuante nga depresioni.
![]()
Punjabi la një shënim që përmbante vullnetin e tij për t’ia kaluar gjysmën e pasurisë djalit të tij 3 vjeç.
Shënimi vazhdonte me kërkesën për t’ia kaluar gjysmën tjetër të pasurisë së tij të prindërve dhe motrës së tij.
Ai shkruante gjithashtu se askush nuk do të fajësohej për vdekjen e tij.
Autoritetet indiane thanë që ata nuk po e trajtojnë vdekjen si të dyshimtë.
![]()