Aktori i famshëm nuk e ka takuar kurrë vajzën e tij të vetme

Aktori i njohur Owen Wilson nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e tij. Të paktën, kështu shprehet ish-e dashura dhe njëkohësisht nëna e vogëlushes 3-vjeçare, Varunie Vongsvirates. “Ai nuk e ka takuar atë asnjëherë, fatkeqësisht,”-shprehet Vongsvirates për Daily Mail, dy ditë pasi ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto të ëmbël të së bijës me rastin e ditëlindjes së saj. Vongsvirates deklaroi në 2019-tën se ajo i është përgjëruar yllit të “Wedding Crashers” të bëhet pjesë e jetës së vajzës së tyre disa herë, por ai nuk ka dëshiruar asnjëherë të përfshihet duke mos patur krijuar asnjë kontakt me të. Varunie është shprehur se aktori ofron ndihmë financiare për vogëlushen, por ajo mendon se asaj i mungon figura atërore. Rikujtojmë se dyshja kanë qenë së bashku për një periudhë 5-vjeçare dhe në momentin që vajza e tij ka ardhur në jetë në 2018-tën ai ka kërkuar të bëjë një test për t’u siguruar se ajo është vërtetë vajza e tij. Nga ana tjetër, Owen mban kontakte me dy djemtë që ndan me ish-partneret, Jade Duell dhe Caroline Lindqvist.

Share With:
Translate »
190 Views