Aktori i famshëm viziton Ukrainën: Fëmijëve duhet t’u rikthejmë fëmijërinë
“Fëmijëve në Ukrainë duhet t’u rikthejmë fëmijërinë e tyre”. Kështu deklaroi aktori me famë botërore Orlando Bloom, ambasador i vullnetit të mirë të Unicef-it, i cili mbërriti dje në Kiev të Ukrainës.
“Kur isha atje nuk e prisja kurrë që lufta të përshkallëzohej kështu”, ka shkruar aktori në Instagram. “Por sot pata fatin të dëgjoja të qeshurat e fëmijëve në një qendër të mbështetur nga Unicef, një qendër e sigurt dhe e ngrohtë për fëmijët për të luajtur, për të mësuar dhe për të marrë mbështetje psikosociale”.
Qendra e vizituar nga ylli u ndërtua nën tokë në metro për të garantuar sigurinë e fëmijëve.
“Për disa orë në ditë prindërit mund t’u japin atyre një ndjenjë normaliteti,” vazhdoi Bloom duke vënë në dukje praninë e materialeve artizanale në qendër, “të cilat u mundësojnë fëmijëve të shprehen në mënyrë krijuese, larg presioneve të krijuara nga lufta”.