Aktori i njohur rrëfen situatën e sikletshme: Putha kolegen në sy të gruas dhe fëmijëve!

George Clooney ka rrëfyer momentin e sikletshëm kur i është dashur të puthë kolegen në sy të gruas dhe fëmijëve.

Kjo ka ndodhur në xhirimet e filmit “Ticket to Paradise” dhe ku aktorit i duhej të xhironte në Australi dhe gruaja e tij, Amal Clooney dhe binjakët e tyre shkuan për ta parë. Clooney-t i është dashur të puthej me Julia Roberts.

“Ndodhi kur gruaja dhe fëmijët erdhën të më vizitonin. Dua të them, ishte hera e parë kur erdhën për të më vizituar”, tha aktori. “Ishte shumë keq. Ç’po bën babi? Ç’është kjo?”, shtoi ai.

Dyshja nga ana tjetër janë miq prej vitesh.

Share With:
Translate »
144 Views