Aktori zbulon emrin e fëmijës së dhjetër dhe arsyeja na përloti
Aktori i famshëm Eddie Murphy është bërë baba për herë të dhjetë. Ai dhe partnerja e tij Paige Butcher kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, pas vajzës 2-vjeçare, Izzy Oona. Fëmija është djalë dhe ka ardhur në jetë më 30 nëntor, por lajmi u bë i ditur vetëm sot nga People. Burime pranë aktorit janë shprehur se edhe nëna dhe fëmija janë në gjendje shumë të mirë.

Eddie dhe Paige kanë zgjedhur ta quajnë djalin e tyre Max Charles, në kujtim të vëllait të aktorit, që u nda nga jeta vitin e kaluar për shkak të leuçemisë. Murphy është baba i tetë fëmijëve të tjerë: Eric, 29 vjeç me ish-partneren Paulette McNeely. Ndërsa me ish-bashkëshorten Nicole Mitchell Murphy, ai ka: Bella Zahra – 16 vjeç, Zola Ivy – 18 vjeç, Shayne Audra – 23 vjeç, Bria – 28 vjeç, Miles Mitchell – 25 vjeç.
