Aktorja e cila luan rolin e Doas: Nënat kanë të drejtë për gjithçka! Unë nuk do e merrja atë vendim

Aktorja e cila luan rolin e Doas në serialin “Një dashuri”, Sila Turkollu duket se në jetën reale nuk ngjason aspak me karakterin të cilin portretizon. Në një intervistë, Sila është shprehur se nuk do e merrte një vendim të tillë si Doa, e cila nuk dëgjoi të ëmën, por u martua.

“Ka ndonjëherë skena që nuk mund të ndaloj së menduari si vetja ime. “Si sillet Doa kështu?” them me vete. Në fakt jemi të ngjashme me Doan, por duke qenë se nuk mund ta anashkaloj logjikën që nënat dinë rrugën e duhur për çdo gjë, mund të mos arrij ta marr një vendim të tillë. Por mendoj edhe se jam një person që veproj me dashuri. Edhe unë jam nga ata që dëgjojnë zërin e zemrës. Është një ndjenjë që i bën njerëzit të rebelohen edhe kundër vetvetes. Mund të them se është një situatë ku emocionet tona rebelohen kundër logjikës sonë”, është shprehur aktorja.

Share With:
Translate »
43 Views