Aktorja e dashur e telenovelave bëhet nënë për herë të parë
Aktorja shumë e njohur nga telenovelat që janë transmetuar në Shqipëri, ku përmendim “Bulevardi Brazil” në Top Channel, Isis Valverde është bërë nënë për herë të parë. Aktorja 31-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë nga martesa me Andre Resende.
Çifti e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Raul por deri tani kanë preferuar të mos ja tregojnë portretin.
Aktorja ka postuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzënisë ndërsa fotot e fundit janë ato ku tregon dhomën e vogëlushit dhe një foto tjetër ku ai i ka kapur gishtin.
“Bota ime”, shkruan Isis Valverde të cilën aktualisht e ndjekim në telenovelën “Fuqia e dashurisë” në Top Channel./xing.al

