Aktorja e famshme po bëhet nënë për herë të tretë!

Aktorja e famshme e serialit “Grey’s Anatomy”, Caterina Scorsone, po bëhen nënë për herë të tretë.

Scrosone, e njohur për rolin si doktoresha Amelia Shepherd, e ndau lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo gjeti mënyrën më të bukur për të treguar pritjen e ëmbël, duke publikuar një foto me rastin e Halloween.

Ajo pozoi me barkun e rrumbullakosur së bashku me familjen e saj, të cilët ishin maskuar si familja Addams.

Scorsone është gjithashtu nënë e dy vajzave,  7-vjeçarjes Eliza dhe 2-vjeçares Pippa, me bashkëshortin Rob Giles, i cili është muzikant.

Share With:
Translate »
463 Views