Aktorja e famshme sapo u bë nënë për herë të dytë!

Ylli i “High School Musical”, Ashley Tisdale, ka sjellë në jetë fëmijën e dytë! Ajo dhe bashkëshorti, Christopher French, janë bërë përindër të një vajze. Lajmin e bukur e ka ndarë Tisdale në Instagram, ku publikoi një foto në të cilën shfaqeshin duart e saj, të bashkëshortit dhe të vajzës së porsalindur.

Ashley Tisdale, nënë për herë të dytë!

“Emerson Clover French, të tre jemi të fiksuar me ty. Ajo lindi më 9.6.2024”, shkroi Tisdale në foton bardhë e zi.

Ashley Tisdale, nënë për herë të dytë!

Çifti janë gjithashtu prindër të Jupiter, e cila ka lindur në mars të vitit 2021. Tisdale, 39 vjeç dhe French, 42 vjeç, nisën të dilnin në vitin 2012. Në vitin 2014, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të zhvilluar në Santa Barbara, Kaliforni.

Share With:
Translate »
62 Views