Aktorja e famshme shtatzënë me fëmijën e parë, një vit pas vdekjes së bashkëshortit të saj

Aubrey Plaza është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Aktorja, 41 vjeç, pret një fëmijë me partnerin e saj, aktorin Christopher Abbott, dhe pritet të lindë në vjeshtë, raporton People. Një burim tha për mediet: “Ishte një surprizë e bukur pas një viti emocional. Ata ndihen shumë të bekuar.”

Aubrey Plaza shtatzënë me fëmijën e parë, një vit

Aubrey Plaza dhe Christopher Abbott janë parë bashkë në janar 2020 në Festivalin e Filmit Sundance me kolegen e tyre në “Black Bear”, Sarah Gadon, dhe së fundmi Plaza mbuloi barkun e saj gjatë Javës së Modës në Paris me një pallto të zezë të madhe prej lëkure.

Aubrey Plaza shtatzënë me fëmijën e parë, një vit

Ajo humbi në mënyrë tragjike burrin e saj të ndjerë, Jeff Baena, në janar 2025, i cili u vetëvra sipas dokumenteve të Zyres së Mjekësisë Ligjore të Qarkut Los Angeles. Çifti, i martuar që nga viti 2021, ishte ndarë katër muaj para vdekjes së Jeff Baena-s.

Aubrey Plaza shtatzënë me fëmijën e parë, një vit

Plaza foli për humbjen e tij për herë të parë në gusht 2025 gjatë një podkasti me Amy Poehler, duke thënë:

“Në këtë moment, ndihem e lumtur që jam me ty. Në përgjithësi, unë jam e pranishme dhe po funksionoj.” Ajo shtoi se ndihej “shumë mirënjohëse që ishte në këtë botë” dhe se ndihej “në rregull”.

Aubrey Plaza shtatzënë me fëmijën e parë, një vit

Aubrey Plaza më pas përshkroi hapur dhimbjen e saj:

“Gjithmonë është  si një oqean i madh i tmerrshëm që është aty dhe unë e shoh.”

Aubrey Plaza shtatzënë me fëmijën e parë, një vit

Ajo vazhdoi:

“Ndonjëherë dua të zhytëm në të dhe të jem aty, dhe ndonjëherë e shikoj dhe ndonjëherë përpiqem të largohem, por gjithmonë është aty.”

Aubrey Plaza shtatzënë me fëmijën e parë, një vit

Nuk dihet saktësisht kur ka filluar marrëdhënia romantike mes Aubrey Plaza-s dhe Christopher Abbott, 40 vjeç, por ata kanë punuar së bashku prej vitesh.

Share With:
Translate »
51 Views