Aktorja e njohur e telenovelave jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë

Aktorja e telenovelave meksikane ku ndër më të njohurat përmendim “La Madrastra”, Ana Layevska është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë aktorja 37-vjeçare.

Ana ka postuar në Instagram një video ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën e saj teksa zbulon se së shpejti do bëhen me djalë.

“Jemi shumë të lumtur që ti po vjen. Shumë shpejt do jemi 4. Një dhuratë më shumë për ne dhe motrën tënde”, shkruan aktorja.

Ana është e martuar që prej vitit 2014 me Rodrigo Moreira dhe çifti kanë edhe një vajzë me emrin Masha.

Share With:
Translate »
505 Views