Aktorja e njohur flet për sëmundjen gjatë shtatzënisë, teksa i afrohet datës së lindjes
Ashley Tisdale thotë se është gati për të sjellë në jetë fëmijën e saj, pasi ajo u shpreh se po përjeton sëmundje shtatzënie për tre javë tashmë.
Ylli i “Musical High School”, 39 vjeçe, shkoi në Instagram për të shprehur lodhjen e saj, teksa shpjegoi se infeksioni i saj me adenovirus ishte kthyer në një infeksion të sinusit.
Ajo tha: “mezi pret ta nxjerrë atë fëmijë”, por ajo po ashtu përmendi se ka ende përgatitje për të bërë përpara se të lindë, shkruan DailyMail.
“Jam e rraskapitur. Unë jam gati ta lind këtë fëmijë”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të shtrirë në shtrat dhe një shprehje të lodhur në fytyrën e saj.
Më pas, duke iu drejtuar foshnjës së saj, ajo shkroi: “Më duhet ende të bëj dhomën, të organizoj gjithçka, kështu që mos eja akoma”.
Ajo vazhdoi: “Por unë kam qenë e sëmurë për tre javë me adenovirus që u kthye në një infeksion të sinusit”.
Infeksionet adenovirus – të cilat mund të variojnë nga të lehta në të rënda – më së shpeshti prekin sistemin e frymëmarrjes dhe simptomat mund të ngjajnë me ato të ftohjes ose gripit të zakonshëm, sipas Klinikës Cleveland.
Gjithsesi, ajo kishte një shkëlqim shtatzënie rreth saj edhe faqet e saj dukeshin të skuqura. /Telegrafi/