Aktorja e njohur i gjuan me shpullë spektatores në mes të emisionit dhe ka gjithë të drejtën e botës

Videoja e një aktore të njohur ruse, e cila i gjuajti me shpullë një spektatore live në emisionin “Jeto”, po bën xhiron e rrjetit.

Në video duket momenti kur aktorja 49-vjeçare, Evelina Bledans, debaton me një femër nga audienca. Më pas ajo vendos të ngrihet nga karrigia dhe t’i drejtohet kësaj të fundit për t’i dhënë një shuplakë.

Debati lindi nga shtatzënia e aktores, e cila pavarësisht moshës, do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Vajza nga publiku iu kthye ashpër, duke i thënë se po bën një gabim të madh që po zgjedh të sjellë në jetë një fëmijë në këtë moshë, duke i përmendur edhe rastin e djalit që e ka me sindromën Down.

“Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35-40 vjeçare, aq më tepër në moshën 49-vjeçare. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë”, tha Elena Lebedeva.

Kjo deklaratë bëri që aktorja t’i shkojë afër dhe ta qëllonte me shuplakë, duke i thënë që të mos t’i zinte në gojë të birin.

Share With:
Translate »
1070 Views