Aktorja e njohur i prek të gjithë, zbulon pas shumë vitesh se ka ndërprerë shtatzaninë në muajin e 6

Martesa mes dy aktorëve të njohur, Demi Moore dhe Ashton Kutcher ka qenë një nga më të diskutuarat të showbiz-it deri në vitin 2013-të, kur ata i dhanë fund marrëdhënies. Pavarësisht se ata kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, Demi ka arritur të mbajë të fshehtë një sekret shumë të madh. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Harper’s Bazaar” aktorja ka treguar se në moshën 42-vjeçare ka abortuar në muajin e 6 të shtatzënisë.

Në një tjetër rrëfim për “The New York Times” Moore ka treguar se për më tepër ajo dhe Kutcher kishin vendosur që vajzën që do vinte në jetë ta quanin Chaplin Ray. Demi ka shtuar se atë kohë ajo fajësonte veten për abortin, pasi kishte filluar të konsumonte sërish alkool. Pas kësaj ngjarje dhe kur Demi zbuloi se Ashton e tradhëtonte, ata vendosën që në 2013-tën të divorcoheshin përfundimisht nga njëri-tjetri. Megjithatë pavarësisht dramave që ka kaluar sot Demi është nënë e lumtur e tre fëmijëve, Rumer Willis, Scout Willis, Tallulah Willis, që kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me Bruce Willis.

Share With:
Translate »
407 Views