Aktorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur shqiptare, Edona Reshitaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Megjithëse e ka mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë, ka qenë bashkëshorti i saj Besarti ai që e ka dhënë këtë njoftim të bukur në rrjete sociale.

Ai ka treguar se partnerja e tij ka sjellë në jetë një vajzë, madje ka zbuluar edhe emrin e të voglës.

Çifti e ka pagëzuar të bijën me emrin Hana, ashtu siç djali i tyre i madh e thërriste të motrën që në bark.

“Per Festat e Fundvitit, Dukës i erdhi dhurate e motra, te cilen e therriste Hanë, sa ishte ende n’barkun e nanës. E vogla Hanë, mua dhe Edonen na beri prinder per here te dyte, me 22.12.2020
????❤️????”- ka shkruar partneri i aktores.

Edhe më herët, ishte Besarti ai që zbuloi lajmin e pritjes së ëmbël të Edonës, pavarësisht se ajo kishte vendosur ta mbante të fshehtë.

Ai publikoi në rrjete sociale një foto të barkut të rrumbullakosur të bashkëshortes, duke zbuluar i gëzuar se tashmë do të bëheshin katër.

Ai dhe i biri kishin vendosur duart mbi barkun e Edonës, duke përkëdhelur foshnjën që do të vnte në jetë.

 

Tre vite më parë, Edona dhe Besarti u bënë prindër të djalit të tyre të parë, të quajtur Duka.

Share With:
Translate »
489 Views