Aktorja e njohur shqiptare në pritje të ëmbël! Kush ia zbuloi sekretin?!

Arta Dobroshi do të bëhen nënë!

Aktorja e njohur shqiptare është në pritje të ëmbël, por lajmin nuk e zbuloi ajo vetë.

Ushtaraku britanik Martin Browning, gjatë kthimit të tij të Kosovë, 21 vite pas çlirimit, kërkoi dy përkthyesit e tij Arta dhe Genc, të cilëve nuk ua mbante mend mbiemrin.

Genci dhe Arta ishin përkthyesit e tij që kishin ardhur nga Maqedonia në ditën kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë.

Dhe teksa fliste për dy miqtë e tij, ushtari u shpreh se ata nuk kanë ndryshuar, përveç faktit që Arta është shtatzënë.

Ai shprehet se nuk e dintë që Arta është tashmë një aktore, pasi nuk ua mbante mend mbiemrat. Në kohën kur u njohën bashkë ata ishin studentë.

Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi ka qenë së fundi pjesë e serialit të njohur “Gangs of London”, ku gjithashtu ishte shtatzënë në rol. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.

Ora 7 – Martin Browning, ushtaraku britanik takim me Arta dhe Genc Dobroshin, 21 vite pas çlirimit – Klan Kosova

Ora 7 – Martin Browning, ushtaraku britanik takim me Arta dhe Genc Dobroshin, 21 vite pas çlirimit – Klan Kosova Dita e hënë në Klan Kosova vjen me shumë rrëfime të bukur dhe plot emocione. Është gazetari Milot Hasimja, ai i cili ju sjell një histori interesante që na kthen 21 vite. Dy dekada pas përfundimit të luftës një ushtaraku britanik Martin Browning, po kërkonte përkthyesit e tij të dikurshëm, vëlla e motër. Ai i dinte vetëm emrat dhe asgjë më shumë, dhe më në fund ata u gjetën. Është fjala për aktoren tashmë të njohur Arta Dobroshi dhe Genc Dobroshi. Pamje edhe nga Associated Press

Posted by Ora Shtate nê Klan Kosova on Monday, June 22, 2020

Share With:
Translate »
916 Views