Aktorja e njohur turke zbulon se është shtatzënë

Aktorja e njohur turke Melisa Pamuk ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, futbollistin Yusuf Yazici. Ajo në profilin e saj në Instagram ka postuar një sërë fotosh nga Milano ku shihet barku i saj shtatzënë.

Në maj të këtij viti, Melissa u martua me lojtarin e kombëtares turke që luan për klubin francez Lille. Aktorja e njohur i ka habitur të gjithë duke ndryshuar mbiemrin në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Melisa Aslı Pamuk e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 13-vjeçare me një film në Holandë. Pamuk ishte Miss Turqia në konkursin e Miss Turqisë të mbajtur në vitin 2011. Më pas vendosi të aktrojë dhe njihet më shumë për rolin e Aslisë në serialin “Kara sevda”.

Share With:
Translate »
34 Views