Aktorja e serialit ‘Lule të vetmuara’ në pritje të ëmbël

Një lajm i ëmbël vjen nga një prej aktoreve më të njohura turke, të cilën e shohim në serialin “Lule të vetmuara”, që transmetohet në TV Klan. Derya Artemel, ose siç e njohim ndryshe si Mesude është në pritje të ëmbël në jetën reale.

Aktorja 39-vjeçare e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale ku ka postuar një foto, në të cilën shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Artemel shkruan se është 36-javëshe shtatzënë.

Aktorja ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe miqtë, mes tyre edhe nga aktorja Biran Damla Yilmaz e cila luan rolin e Ejlylit dhe aktorja Gokce Akyildiz e njohur si Songyl.

Derya Artemel është e martuar me aktorin Mehmetcan Diper.

Share With:
Translate »
1010 Views