Aktorja e serialit “Osmani” jep lajmin e ëmbël: 4 muajshe shtatzënë

Aktorja me origjinë boshnjake e cila luan rolin e Sofias në serialin “Osmani”, është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka dhënë vetë aktorja Alma Terzic përmes një postimi në rrjete sociale, ku tregon barkun e rrumbullakosur. “Ne qeshim, ne qajmë. Ne e bëjmë kohën të fluturojë. Ne jemi miq të ngushtë. 4-muajshe”-shkroi aktorja 33-vjeçare krah fotos, ku mori urime të shumta nga kolegët dhe miqtë. Alma Terzic është e martuar me regjisorin turk Murat Saraçoglu. Çifti janë bashkë prej 1 viti dhe në janar e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Alma Terzic u bë shumë e njohur me rolin e Sofias në serialin “Osmani” i cili po transmetohet edhe në TV Klan.

 

Share With:
Translate »
364 Views