Aktorja fle bashkë me të birin 8 vjeç, por vajza e vogël 9-muajshe fle në shtratin e saj: Pse?!

Sipas një studimi, foshnjat që flenë vetëm që në moshën 4-muajshe, flenë deri në 40 minuta më shumë kur mbushin 9 muajsh.

Megjithatë, çdo fëmijë ka nevojat e veta dhe pikërisht këtë po dëshmon edhe Christina Ricci me 2 fëmijët e saj. Aktorja tregn se vajza e saj filloi të flinte vetëm në moshën 9 muajshe, por djali i saj 8-vjeçar ende fle pranë saj.

Ricci u bë nënë për herë të parë në moshën 34-vjeçare, me një djalë të quajtur Freddie, nga martesa e saj e parë.

Për aktoren 43-vjeçare, përpjekjet që djali i saj të flejë vetëm kanë qenë të pasuksesshme.

“Ai bërtiste dhe përplaste kokën në krevat”, rikujton Ricci.

Ky reagim bëri që ajo të ndryshonte tërësisht qasje me fëmijën e dytë.

Christina u bë nënë për herë të dytë në moshën 41-vjeçare, kur ajo dhe bashkëshorti i saj Mark Hampton, mirëpritën Kleopatra-n në vitin 2021.

Aktorja fle bashkë me të birin 8 vjeç, por vajza e vogël

INVISION/EAST NEWS

Kësaj here, përvoja me “stërvitjen e gjumit” të vajzës ishte komplet ndryshe nga ajo me djalin.

“Kur vendosëm të provonim ta vendosnim në shtrat, ajo ishte ende 9 muajshe. U “ankua” (qau) për rreth 7 minuta, por më pas u shtri dhe fjeti.”

Ajo vazhdoi duke thënë se kjo mënyrë gjumi erdhi pak a shumë natyrshëm për të dhe vajzën e saj.

“Ishte momenti i duhur!”

Edhe pse çdo prind vendos vetë për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tij, kjo është provë e qartë se ka shumë rëndësi mënyra sesi i mësojmë apo “stërvitim” fëmijët që foshnje.

Share With:
Translate »
168 Views