Aktorja meksikane zbulon gjininë e fëmijëve: Tashmë kam gati ekipin

Jacqueline Bracamontes është aktorja meksikane e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nëpërmjet disa roleve shumë të suksesshme. Pak javë më parë aktorja dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë e 5 fëmijëve, pasi ajo është shtatzëne për herë të katërt me binjakë. Por duket se Jacqueline ka vendosur që të bëjë publike çdo detaj nga pritja e ëmbël. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar gjininë e fëmijëve.

“Janë dy vajza. Tashmë kemi gati ekipin e basketbollit për femra me vajzat Fuentes Bracamonte. Zoti e di pse i bën gjërat dhe ne ndjehemi shumë me fat dhe të bekuar. Mirësetëvini princesha të bukura! Babi, motrat dhe unë ju presim me shumë dashuri. Sqaroj se këtu mbyllim dhe ‘fabrikën’,- ka shkruar aktorja.

Kujtojmë se ‘Maribel’ është nënë e tre vajzave dhe pas lindjes në familjen e saj do të bëhen pesë.

Share With:
Translate »
1106 Views