Aktorja shqiptare në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë: “Po bëhemi katër”

Aktorja e njohur Edona Reshitaj do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.

Megjithëse e ka mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë, ka qenë bashkëshorti i saj që e ka dhënë këtë njoftim të bukur në rrjete sociale.

Besarti ka ndarë një foto të barkut të rrumbullakosur të bashkëshortes, teksa tregon se tashmë do të bëhen katër!

Ai dhe i biri kanë vendosur duart mbi barkun e Edonës, duke përkëdhelur foshnjën që do të vijë në jetë.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur gjinia e bebushit numër dy.

Tre vite më parë, aktorja nga Kosova solli në jetë djalin e saj të parë, të quajtur Duka.

Share With:
Translate »
466 Views