Aktorja turke përqafon për herë të fundit njeriun e saj të dashur
Aktorja e njohur turke, Yeliz Sar, ka përcjellë për në amshim babanë e saj, i cili ndërroi jetë ditën e hënë në spitalin ku mbahej nën kujdesin e mjekëve.
Tolga Guleç nuk iu nda për asnjë minutë ish-bashkëshortes së tij, në momentet e saj më të vështira.
Media turke ka publikuar edhe fotot ku shfaqet Sar teksa e përqafon për herë të fundit arkivolin e babait të saj.
Aktorja e famshme mezi qëndronte në këmbë.
39-vjeçarja ka luajtur në shumë seriale, përfshirë “Kollama”, “Yaprak Dokumu”, “Sev Kadesim”, “Sensiz Olmuyor” dhe “Isler Gucler”.