AKU s’mori asnjë masë, Ferrero tërheq vetë nga tregu shqiptar disa çokollata “Kinder”
Pas shpërthimit të helmimeve nga bakteri Salmonella Typhimurium në çokollatat Kinder, prodhuesi italian i ëmbëlsirave Ferrero ka njoftuar tërheqjen e disa produkteve të çokollatës nga tregu shqiptar. Ferrero ka njoftuar se pavarësisht faktit se në Shqipëri nuk është raportuar ende asnjë helmim nga çokollatat Kinder të prodhuara në Belgjikë, ata kanë vendosur tërheqjen e disa produkteve si masë paraprake. Në mënyrë vullnetare, Ferrero ka tërhequr nga tregu në Shqipëri Kinder Schoko-bons dhe Kinder Surprise Maxi, numrat e mëposhtëm të lotit të prodhuara në Belgjikë:
| PRODUKTI | GRAM | NUMRI I LOTIT |
| KINDER SURPRISE MAXI | 100G | L330RZB-MJ |
| KINDER SCHOKOBONS | 46G | L291RZD-KX |
| KINDER SCHOKOBONS | 46G | L320RZD-MB |
| KINDER SCHOKOBONS | 125G | L328R03— |
| KINDER SCHOKOBONS | 125G | L326R03— |