Akuza tronditëse e Angeline Jolie: Brad Pitt ka tentuar të mbysë fëmijët e mi

Sherri, i cili tashmë ka kaluar edhe në ndjekje juridike, jo vetëm publike, mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdon me akuza të forta, deri edhe goditje poshtë brezit.

Siç raporton “New York Times”, në fakt, aktorja ka paditur ish-bashkëshortin e saj për një akuzë shumë të rëndë: atë të dhunës në familje ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Sipas një raporti të hartuar dhe publikuar nga gazeta e famshme amerikane, sulmi dyshohet se ka ndodhur në vitin 2016 ndërsa familja po udhëtonte me një avion privat nga Franca në Kaliforni.

Pitt do të kishte shpërthyer në një sulm tërbimi “duke kapur Jolie nga koka dhe filluar t’ia tundte atë me dhunë. Pastaj i derdhi birrë mbi kokë dhe më pas ua nxori inatin fëmijëve që po përpiqeshin të mbronin nënën e tyre. Aktori tentoi të mbyste njërin prej tyre, ndërsa fëmijën tjetër e goditi në fytyrë”.

Deklarata dramatike e aktores bëri bujë në të gjithë SHBA, shtoi një pjesë të re mbi “telenovelën” e ndarjes së stuhishme mes dy yjeve të Holliwood-it.

Share With:
Translate »
187 Views