Akuzohet se përdhunoi mbesën, burg për 67-vjeçarin
Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë me burg për Refat Çelën, 67- vjeçarin i cili akuzohet për përdhunimin e mbesës 13vjeçe.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe sipas informacioneve i moshuari nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka thënë se nuk ka berë asnjë veprim të tillë me mbesën e tij dhe nuk di pse ajo e akuzon.
Pasi ka dalë nga seanca e parë gjyqësore, e cila zgjati një orë, 67- vjeçari dukej i rënduar psikologjikisht dhe fizikisht. Ditën e martë Refat Çela u arrestua si i dyshuar për akuzën e përdhunimit të mbesës se tij të mitur 13 vjeçe.