Al Bano zbulon në “Verissimo” se vajza e tij është e fejuar: “Ai është një vit më i vogël se unë”!
Një shkëmbim qesharak dhe i papritur informacioni e batutash ndodhi në studion e “Verissimo”, ku Al Bano – i ftuar me vajzën e tij më të vogël, Jasmine Carrisi – zbuloi fejesën e së bijës. “Jam e lidhur prej disa muajsh. Ai është 23 vjeç dhe jeton në Milano“, pranoi Jasmine, e cila në fakt është 24 vjeçe.
Përballë këtij rrëfimi, këngëtari i famshëm San Marco reagoi mjaft i habitur, duke pranuar se nuk ishte në dijeni të këtij detaji. “Është më i vogël se ti? Dua ta takoj, pastaj do ta zgjidhim çështjen“, komenton ai, duke alternuar midis mosbesimit dhe ironisë.
Megjithatë, ishte vajza ajo që e mbylli skenën me elegancë, duke i kujtuar të atit diferencën në moshë midis tij dhe nënës së saj, Loredana Lecciso. “Ti je plot 30 vjet më i madh se mami”, ia ktheu ajo, duke shkaktuar duartrokitje dhe të qeshura nga publiku, i cili e ndoqi i zbavitur “përballjen” live. Jasmine foli megjithatë me të atin për partnerin e saj përtej surprizave sentimentale: “E dua shumë, ai më bën të lumtur. Ndihem energjike kur jam me të.”
![]()