Al Pacino tregon si është të rrisësh një fëmijë në moshën 84 vjeçare!
Aktori legjendar Al Pacino, i njohur për rolet e tij ikonikë si Michael Corleone në “The Godfather” dhe Tony Montana në “Scarface”, shpalli se performanca e tij më e kënaqshme është ajo si baba. Në autobiografinë e tij të re, “Sonny Boy”, e cila del më 15 tetor nga Penguin Press, 84-vjeçari reflekton mbi marrëdhënien e tij me katër fëmijët: Julie, 34 vjeçare, binjakët Anton dhe Olivia, 23 vjeç dhe Romani, vetëm 16 muajsh.
Në një intervistë për PEOPLE, Pacino shprehu gëzimin që i sjellin fëmijët e tij, duke thënë:
Është e mrekullueshme të kesh fëmijë. Për mua ishte një bekim. Më ndryshoi për mirë.
Ai theksoi se kjo marrëdhënie e ka bërë atë të fokusohet më shumë te dashuria për ata.
Duke folur për Romani, ai zbuloi se djali i tij i vogël po fillon të zbulojë botën dhe po mëson gjëra të reja. Kur u pyet nëse ardhja e Romani ishte një motiv për të shkruar autobiografinë, ai pranoi se “kjo është padyshim një nga arsyet”.
Në “Sonny Boy”, Pacino ndan histori të panjohura nga xhirimet e filma të njohur si “The Godfather” dhe “Dog Day Afternoon”, duke përdorur stilin e tij karakteristik sarkastik. Ai shprehu se shkruajti këtë libër për të lënë një trashëgimi me shkrim, duke reflektuar mbi kalimin e kohës ndërsa i afrohet moshës 85 vjeçare.