Alarmi “Hikikomori”, në Itali 54,000 adoleshentë qëndrojnë të mbyllur në dhomat e tyre

Adoleshentë me zero marrdhënie shoqërore, të mbyllur në dhomë vetëm me kompjuterin që vepron si një lidhje me botën e jashtme. Termi që i përfaqëson quhet “Hikikomori”, një term japonez që fjalë për fjalë do të thotë “qëndrim veçmas” dhe që tregon për ata fëmijë që nuk dalin nga shtëpia, nuk takohen me miqtë dhe marrdhëniet i mbajnë vetëm përmes internetit. Në Itali janë rreth 54 mijë “gjimnazistë që identifikohen me situatën e tërheqjes sociale”.

Fenomeni lindi në vitet 1980 dhe u përhap shpejt. Sot në Itali, sipas një studimi 54,000 adoleshentë janë të prekur nga ky fenomen.

Mosha më e rrezikuar dhe shkaqet
Mosha më e rrezikuar është midis 15 dhe 17 vjeç. Meshkujt përbëjnë pjesën më të madhe. Dallimet gjinore ndikojnë edhe në përdorimin e kohës: vajzat kanë më shumë gjasa të flenë, të lexojnë dhe të shikojnë TV, ndërsa djemtë janë më të prirur për të luajtur lojëra online.

Share With:
Translate »
124 Views