Alarmi i drejtorit të shkollës “Skënder Luarasi”: Kemi 240 nxënës, 100 prej tyre nuk dinë shkrim dhe lexim

Hamdi Bytyqi, drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, ka ngritur alarmin për nivelin e nxënësve që janë në shkollën që ai drejton.

Ai është shprehur se nga 240 nxënës në këtë shkollë, 100 prej tyre nuk dinë shkrim dhe lexim, ndaj bëri thirrje që të bëhet më shumë në arsimin fillor.

“Të bëhemi të sinqertë, mos të më keqkuptojnë mësimdhënësit e shkollave fillore, por në shkollën time unë e kam bërë një analizë,  nga 240 nxënës që kam pranuar në shkollë, në testet që kam bërë dalin 100 që nuk dinë shkrim- lexim, matematikë, dhe janë duhanpirës. Këto shifra janë shqetësuese. Duhet të punohet në arsimin bazik, shumë prej tyre nuk dinë shkrim lexim të mirëfilltë, bëjnë shumë gabime”, tha ai.

Share With:
Translate »
199 Views