Alarmi i gjinekologëve, për rritjen e numrit të lindjeve cezariane

Numri i lindjeve cezariane pothuajse është dyfishuar në mbarë botën në 15 vitet e fundit, nga 12% në 21% midis periudhës 2000-2015, duke tejkaluar 40% në 15 shtete, në një artikull të publikuar në ”Lancet”.

Përqindja e lindjeve cezariane, absolutisht të domosdoshëm për arsye mjekësore, vlerësohet midis 10 deri në 15%, por 60 % e 169 vendeve të anketuara janë mbi këtë nivel, ndërsa një e katërta e vendeve renditen poshtë këtij niveli duke vënë në rrezik jetën e nënës dhe fëmijës, bën të ditur studimi bazuar në shifrat e OBSH-së dhe UNICEF.

Në 15 vende, më shumë se 40% e lindjeve të regjistruara janë cezariane (Republika Dominikane, Brazili, Egjipti, Turqia, Venezuela, Kili, Kolumbi, Iran e tjerë.

“Rritja e shpejtë e lindjeve cezariane kryesisht në shtete të pasura dhe pa arsye mjekësore është problematike për shkak të rreziqeve për nënën dhe fëmijën”, theksoi koordinatori i studimit ”Marleen Temmermann” (Aga Khan University i Kenias dhe Universiteti ”Ghent” në Belgjikë.

Share With:
Translate »
729 Views