Alarmi në Iran pas helmimit të nxënësve me gaz toksik

Rriten shqetësimet në Iran pasi qindra nxënës janë helmuar në të gjithë vendin gjatë muajve të fundit. CNN shkruan se deri më tani në të gjithë vendin janë helmuar rreth 900 qytetarë, kryesisht nxënës në shkolla vajzash. Incidentet misterioze dyshohet se janë sulme të qëllimshme për të parandaluar vajzat të arsimohen. Deri më tani asnjë person nuk ka ndërruar jetë, por dhjetra vajza kanë patur simptoma të ngjashme.

Në fillim kemi nuhatur gaz në klasë, më pas njëra prej nesh ka ndjerë lodhje dhe  marramendje.”

Autoritet atje po hetojnë këto raste për të zbardhur shkaqet.

Ne kemi caktuar një komision të posaçëm për të hetuar këtë çështje dhe ky komision përbëhet nga toksikologët dhe profesorët më të mirë të universitetit.”

Shumë qytetarë në Iran kanë spekuluar se vajzat po helmohen për rolin e tyre në protestat që përfshinë Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Ato kanë protestuar duke hequr shamitë e tyre për të kundërshtuar regjimin atje.

 

Share With:
Translate »
114 Views